Shefi i CIA-s në Prishtinë, takim me presidenten Vjosa Osmani. Për vizitën në Serbi s’ka dalë ende asnjë detaj

Shefi i CIA-s, William Burns ndodhet në Prishtinë, dhe po zhvillon një takim kokë me kokë me Presidenten Vjosa Osmani. Ndryshe nga vizita që raportohet se pati në Beograd, e cila s’është konfirmuar ende, nga ajo në Kosovë menjëherë janë publikuar pamje.

Arritja e tij u raportua pasi në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” u pa një avion i ushtrisë amerikane. Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që raportohet se pati në Beograd dje dhe Bosnjë të mërkurën. Për vizitën në Serbi, nuk ka dalë ende asnjë detaj. Madje nuk është konfirmuar ende, e nuk ka dalë as edhe një fotografi.

Në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës. Arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë, ndër të tjera ishte edhe për shkak të retorikës dhe veprimeve shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe Qeverisë së këtij entiteti.

SHKARKO APP