Shefi i grupit të deputetëve të PD parashikon arrestime të tjera për inceneratorët
Enkelejd Alibeaj, shefi i grupit të deputetëve të PD-së, ka reaguar sonte në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Ai shkruan: “Me Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës. Me Lefter Kokën në burg për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës. Me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës. Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës. Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca”.
Po cili është “peshku” i madh i radhës akoma nuk thuhet, por sipas Lulzim Bashës ai do të largohet nga qeveria prej kryeministrit gjatë këtyre ditëve.
KOHA JONË SONDAZH

