Shefi i Komisariatit të Himarës dëshmon kundër Belerit: Premtonte para dhe leje qëndrimi në Greqi
Dëshmitari Ermal Ajdini, shef komisariati në Himarë, ka treguar se si ka bashkëpunuar me të infiltruarin, Arsen Rama, e teksa tha se sipas informacioneve që ai dispononte, Fredi Beleri në këmbim të votës iu premtonte qytetarëve jo vetëm para, por edhe leje qëndrimi në Greqi.
Ermal Ajdini: Arsen Ramën e kam njohur gjatë muajt shkurt të këtij viti. E kisha numrin e tij të telefonit sepse ai ka bashkëpunuar edhe më herët me policinë për çështje të tjera. Nga shkurt deri në prill e kam takuar 2-3 herë. Pasi kemi përfunduar të gjitha veprimet hetimore referimin e kam bërë gati në zyrë dhe e kam nisur për në drejtorin e Vlorës. Aty kam dërguar edhe Arsen Ramën. Në informacionet qe ne kishim përpos parave qytetareve u janë premtuar edhe leje qëndrimi në Greqi.
Pyetje: A jeni në dijeni që Arsen Rama ka marrë shpërblim nga policia?
Ermal Ajdini: Në dijenin time po, pasi është një procedure e ligjshme. Për më tepër informacion drejtohuni me një kërkesë drejtorisë vendore të policisë së Blorës.
Fredi Beleri: A keni dijeni të ketë përgjime pa autorizim të prokurorit?
Ermal Ajdini: Në dijeninë time jo, te gjitha përgjimet janë kryer me autorizim të organeve kompetente.
Fredi Beleri: Kishit urdhër për të përgjuar të gjithë zyrën time elektorale?
Ermal Ajdini: Kemi përgjuar subjektet që na ishin autorizuar nga prokurori.
Fredi Beleri: Sa lista ka dorëzuar Rama?
Ermal Ajdini: Ka dorëzuar atë listë që ju i keni thënë në telefon, një në zyrë njërën kopje e ka dorëzuar tek ne. Nuk i mbaj mend emrat e listës. /A2cnn/