Shefi i kompanisë Pfizer vjen në Shqipëri. Kryeministri Rama: Angazhim të palëkundur në sigurimin e vaksinës deri në fund
Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ndodhet në Shqipëri dhe ka vizituar nga afër ambientet ku ruhen vaksinat Pfizer kundër Covid-19, i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Me kënaqësinë e mikpritjes në Shqipëri të shefit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid dhe angazhimit tonë të palëkundur, për të siguruar vaksinat deri në fund të kësaj përballjeje”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

