Shefi i kundërzbulimit rus flet nga Beogradi: BE po sillet në mënyrë cinike me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Sergej Narishkin, shef i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës së Rusisë, ndodhet në Beograd për të ashtuquajturën Ditën e Shërbimit Serb të Inteligjencës, BIA.

Nga Beogradi, Narinshkin ka kërkuar që Serbia t’i japë personelit të Qendrës Humanitare Ruso-Serbe statusin diplomatik. Në disa raporte të NATO-s kjo qendër “humanitare” në territorin serb, vlerësohet si bazë për operacione të shërbimeve serkrete ruse në rajon.

Duke dashur që ta nxisë Maqedoninë e Veriut për t’u kthyer nga Rusia, Narishkin ka thënë se “Vendimi i BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo vetëm që është i pashembullt, ai është edhe cinik në raport me vendet e Ballkanit”.

Rusia, vazhdimisht është kundër anëtarësimit të vendeve të rajonit në NATO, po ashtu edhe kundër Maqedonisë së Veriut. Presidenti rus Putin u përpoq që ta ndalonte arritjen e marrëveshjes së ndryshimit të emrit të këtij shteti mu për shkak të pengimit të anëtarësimit në NATO.

Njëlloj pati vepruar edhe në fund të vitit 2016 në Mal të Zi, kur dy pjesëtarë inteligjencës ruse kishin paguar çetnikë serbë nga Kosova që ta vrisnin Milo Gjukanoviçin, gjë e cila u parandalua dhe pikërisht Narishkin kishte ardhur personalisht në Beograd për t’i tërhequr zyrtarët rusë.

Serbia po vazhdon që të bashkëpunojë me Rusinë në sferën e Sigurisë, megjithatë Vuçiç ende nuk ka vendosur që personelit të qendrës në Nish t’ia japë statusin e diplomatëve. /RTK

SHKARKO APP