Shefi i OKB-së, Antonio Guterres shpallet non grata në Izrael
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz përsëriti se vendi i tij e konsideron Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si person non grata për shkak të “dështimit” të tij për të dënuar sulmin raketor të Iranit – dhe për atë që Katz e përshkroi si sjellje anti-izraelite.
Katz më 2 tetor kishte deklaruar se Guterres i ndalohet hyrja në Izrael sepse ai nuk e kishte dënuar sulmin me raketa të Iranit.
Ndërsa tani, ka përsëritur deklaratën e tij në rrjete sociale, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Unë e kam shpallur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si person non grata duke ia ndaluar hyrjen në Izrael për shkak të dështimit të tij për të dënuar sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit, si dhe sjelljen e tij antisemitike dhe anti-izraelite”, shkroi Katz në X.
I have declared UN Secretary-General @antonioguterres as persona non grata and barred him from entering Israel due to his failure to condemn Iran’s missile attack on Israel, as well as his antisemitic and anti-Israel conduct. A poll found that 87% of the Israeli public supports… pic.twitter.com/TZmYCug7gV
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) October 13, 2024
Sipas ministrit izraelit, 87% e qytetarëve izarelitë e mbështesin këtë vendim.
Ndryshe, Irani lëshoi më shumë se 180 raketa balistike mbi Izraelin më 1 tetor në mes të një përshkallëzimi të luftimeve midis Izraelit dhe përfaqësuesit të tij në Liban, Hezbollahut. /Telegrafi/