Shefi i policisë së Krujës: Viktima, s’doli dot nga autobusi

Lajmin për një viktimë nga djegia e autobusit në Krujë e konfirmon edhe shefi i policisë në Krujë, Erion Ismailaj, i cili tha për ‘Ora News’ se 12 prej pasagjerëve janë të plagosur. Ndërsa sipas tij, viktima është një grua dhe nuk ka mundur të dalë dot nga autobusi.

Është një autobus që është nisur nga Vlora. Organizatore është një kishë ortodokse. Ngjarja ndodhi në afërsi në qendërs së Krujës autobusi në ecje e sipër ka marrë flakë nga pjesa e përparme. Shoferi hapi dyert, pjesa më e madhe kanë dalë.

Aktualisht në autobus është një viktimë e seksit femër dhe janë 12 të plagosur në siptalin e Krujës.  Nuk mund të flas për gjendjen e të plagosurve, por po vazhdon transportimi në Tiranë. Nga të dhënat paraparake fillimisht ka filluar të dalë tym nga pjesa e përparme e motorit. Mendohet se është ngjarje aksidentale dhe në autobus ishin 31 pasagjerë”, ka pohuar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?