Shefi i Zjarrfikësve: Një grua, e karbonizuar totalisht në autobus
Shefi i zjarrfikësve në Krujë, Altin Shullazi rrëfeu për mediat momentin e shpërthimit të zjarrit në autobusin e mbushur me besimtarë ortodoksë.
Ai deklaroi se një grua ka gjetur vdekjen dhe ndodhet brenda autobusit, e karbonizuar totalisht.
“Sipas deklarimeve paraprake, ata janë nga Vlora. Kemi vetëm një viktimë për momentin, një grua rreth të 60-ve.
Ndodhet brenda në autobus e karbonizuar totalisht. Ka qenë e pamundur dhe dyshohet për shpërthim të menjëherë pasi dyshohet për një impiant gazi të modifikuar.
Pjesa më e madhe, rreth 10 persona kanë goxha djegie në pjesë të trupit. Nuk janë studentë. Vështirësia më e madhe ishte pasi autobusi është i vogël dhe ishte e vështirë të ndërhyhej”, u shpreh Altin Shullazi.
KOHA JONË SONDAZH

