Shefi për politikën e Jashtme të PE, Michael Gahler: Rama të plotësojë kushtet për në BE, të mos bëjë pazare me shtete jodemokratike!
Kreu për Politikën e Jashtme e Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler (Gjermani, Partia Popullore Europiane) fshikullon Ramën për përgojimin që ku i fundit i ka bërë Bashkimit Europian.
Gjithashtu, eurodeputeti Gahler i kujton Ramës se duhet të ketë kujdes me pazaret joeuropiane e shtete jomiqësore ndaj Europës. Gahler kujton kushtet e papërmbushura dhe apelon qeverinë që të plotesojë e jo të mohojë kushtet.
Teksti i plotë:
Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushi përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane, nuk lipset të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!
Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!
Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progress në shumë kushte
-Ligji për median nuk është përmirësuar;
-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish-magjistratë të gjyqesorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;
-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;
-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;
Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.
Këto janë çeshtjet që kam ngritur në forume europiane e do t vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.
When it comes to the obligations that Albania has to fulfill prior to the start of accession negotiations, the friends of a European Albania, should not be frustrated too much and for too long by those who have to deliver – that is the government!
The relevant Council conclusion are known, the recommendations of the Venice Commission are known, the text and spirit of the 5 June 2020 agreement on electoral reform are known!
The latter has been violated while there is little or no progress with many conditions: the media law has not been adapted; senior officials involved in vote rigging have been eluding prosecution; government officials and former judicial magistrates involved in corruption also.
Money laundering remains an unaddressed concern as also recent scandals show. The constitutionality of the 2019 local elections has not been cleared. The formation of the new judiciary bodies is advancing rather slowly.
The government in Tirana should not provoke the friends of European Albania neither by denying these conditions, nor by badmouthing the EU’s aid nor by doing deals with third party states which violate EU law.
These are the issues I have raised and will continue to raise for the sake of getting the country credibly on an operational accession track