Shefja e ONM-së: Vettingu tronditi korrupsionin në Shqipëri

Vettingu po trondit themelet e drejtësisë dhe nuk po vepron me dy standarde. Në kushtet kur procesi i rivlereëismit ka marrë një vëmendje të shtuar,  shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë të posaçme me shkrim për Zërin e Amerikës, i hodhi poshtë këto pretendime duke i cilësuar ato si sinjale se vettingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar.

Ajo mohoi që ky proçes të jetë nën ndikime politike, dhe nënvizoi nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë.

Genoveva Ruiz Calavera: Numri i madh i magjistratëve që japin dorëheqjen ose janë duke u larguar nga puna konfirmon se ky është një proces serioz për rinovimin e gjyqësorit. Vëzhguesit tanë ndërkombëtarë po monitorojnë nga afër çdo hap të vendimmarrjes në të gjitha rastet e vettingut. Deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për ndërhyrje politike ose presion tjetër të padrejtë të jashtëm apo të brendshëm.

Shefja e ONM është e bindur se proçesi i vettingut ka dhënë një measzh të fortë për të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin.

Genoveva Ruiz Calavera: Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi, Vetting-ut dhe ONM-së, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe misioneve tona të asistencës së BE në këtë drejtim janë shumë domethenëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim ato si një konfirmim që Vetting-u po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Shpresojmë që ndryshimi në gjyqësor të forcojë profesionalizmin, aftësinë dhe guximin e magjistratëve të sapoemëruar për të luftuar korrupsionin.

Rivlerësimi i afro 700 prokurorëve dhe gjyqtarëve pritet të përfundojë në vitin 2026.

Angazhimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit do të jetë deri në fund të këtij proçesi me rekomandime dhe opinione, duke përfshirë edhe mendime kundërshtuese nëse është e nevojshme.

Vettingu ka larguar nga detyra 74 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa 39 kanë dhënë dorëheqje.

Në total 113 prokurorë dhe gjyqtarë i mungojnë sistemit dhe për rrjedhojë dy gjykatat, ajo Kushtetuese dhe e Lartë s’mund të marrin vendime për shkak të mungesës së gjyqtarëve.

SHKARKO APP