Sheh kufomën e xhaxhait në morg, vdes nipi
Një 44-vjeçar nga Elbasani ka gjetur vdekjen pasi ka shkuar në morg për të parë xhaxhain e tij që kishte ndërruar jetë më herët. Ngjarja ka ndodhur të hënën dhe policia thotë se 44-vjeçari, Astrit Osmani ka gjetur vdekjen pasi ka shkuar në morg.
Njoftimi i policisë: ”Më datë 26.02.2018 në ambientet e morgut të spitalit rajonal Elbasan, ku kishte shkuar për të parë kufomën e xhaxhait ka gjetur vdekjen shtetasi A.O., 44-vjeç banues në Elbasan”.
Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rreth.
KOHA JONË SONDAZH

