Shehaj për gazin e hedhur në protestë: Veprim kriminal
Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, e ka konsideruar gazin lotsjellës të hedhur në protestë nga policia një veprim kriminal. Sipas tij, në protestë nuk ka patur asnjë rrezik ndaj forcave të rendit.
“Përdorimi i gazit pa asnjë kriter, pa asnjë kufizim dhe në mënyrë të dhunshme nga policia është veprim kriminal. Në protestë nuk ka pasur asnjë rrezik ndaj forcave të rendit, asnjë rrezik ndaj cënimit të godinave dhe pronave të tjera. Ndaj përdorimi i gazit është veprim i papërgjegjshëm kriminal. Gazi helmues është kthyer në të vetmen gjuhë që njeh kjo qeveri antipopullore dhe antikombëtare. Por fundi i “Ali Kimikëve” dihet se kush është.”-shkruan Shehaj.
KOHA JONË SONDAZH

