Shehaj për punën e SPAK-ut: Ka shumë gjasa që të shkojnë te Edi Rama
Kreu i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj thotë se në Shqipëri për herë të parë po dalin para drejtësisë ish-kryeministrat, ish-presidentë, kryetarë bashkie dhe kjo sipas tij tregon edhe rolin e rëndësishëm dhe punën e drejtësisë. Shehaj nënvizon se asnjë vjedhje apo abuzimin nuk ka si të jetë bërë pa dijeninë e Ramës, duke shtuar se kryeministri dhe mazhoranca janë të trembur jo për fatin e Ballukut.
”Është e pamohueshme që pavarësisht opinionit që kemi, apo sa të kënaqur jemi me punën që bën SPAK, ka ndryshim rrënjësor me arritjet e drejtësisë. Unë mendoj që janë faktet që flasin dhe fakt është që në këto 35 vite, ish kryeministra, kryetar bashkie në detyrë, zv/kryeministra ose janë të pandehur për korrupsion, ose janë në hetim ose janë në burg dhe ky është fakt.
Kjo nuk kishte ndodhur kurrë. Nga ana tjetër është fakt që Edi Ramna, mazhoranca janë trembur sepse nuk mund të ndalojnë te Balluku sepse asnjë nuk e beson që vjedhja është bërë pa dijeninë e Ramës. Të gjithë presin të shkojnë te Edi Rama dhe ka shumë gjasa që të shkojnë te Edi Rama.
Ne presim të shkojnë te peshqit e mëdhenj, dhe kërkonin të shkojë te Rama., Veliaj, Balluku dhe ja ku jemi sot. Ndaj Edi Rama është trembur dhe po reagon. Ajo që për mua ka rëndësi është që të flasim për drejtësinë, të jemi kritik por ne nuk mund ta mohojmë atë që po ndodh. Në rastin e Metës u bë nami për 700 mijë euro dhe tani u vodhën 50 mln euro dhe nuk po ndodh asnjë gjë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

