Shehaj për RAI3: Protestat e opozitës për të ndryshuar Shqipërinë
Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka dhënë një intervistë për televizionin italian RAI 3. Shehaj në intervistë theksoi se protestat e opozitës së bashkuar në Tiranë bëhen për të ndryshuar Shqipërinë dhe jo për pushtet personal.
Postimi i plotë
Gjendja e Shqipërisë është shqetësimi kryesor dhe i përditshëm i mediave serioze europiane. Dje një ekip i RAI3 ndoqi protestën e opozitës kundër kapjes së qeverisë Rama nga krimi dhe shkatërrimit të demokracisë. Në një prononcim të shkurtër për ta, gjatë protestës, theksova tre gjëra: Përpjekja jonë nuk është përpjekje për pushtet por për të ndryshuar rrënjësisht politikën dhe ekonominë e vendit, për t’i çliruar ato nga krimi, kundër oligarkëve dhe interesave korruptive. Sa të jetë Edi Rama kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira, kurdo që të bëhen ato. Drejtësia e vërtetë do të vijë kur politikanët e korruptuar dhe kriminelët nuk do të jenë më të pandëshkueshëm siç janë në regjimin e EdI Ramës, por do të dalin para drejtësisë siç del çdo qytetar i thjeshtë shqiptar!
KOHA JONË SONDAZH

