Shehaj: SPAK po shkon te Rama, po vjen dita e fundit e pandëshkueshmërisë
Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, u shpreh i bindur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se përpasja mes kryeministrit dhe SPAK tregon se pas akuzave ndaj njerëzve më të afërt të tij, po i vjen rradha atij.
“SPAK është prokurori e posaçme, jo me afate, po me detyra. Nuk ka afate, është i përhershëm dhe jo i përkohshëm. Prokurorët kanë një mandat 9-vjeçar dhe nuk mund të rinkandidojnë. Kanë kërkuar t’u jepet mundësia të rikandidojnë dhe është një gjë shumë e mirë.
Me ligjin e sotëm nuk rikandidojnë. Ne duke patur vetëm dy deputetë nuk kemi mundësi se duhen më shumë deputetë për të ndryshuar Kushtetutën.
Rama është në përplasje të hapur me drejtësinë. Ajo që kam thënë unë është që SPAK është i pavarur apo jo kur të nisë përplasja me Ramën. SPAK nuk është perfekt dhe sot ka filluar përplasja e madhe.
Mazhoranca ka hetuar e-mailet e prokurorëve, morën dosjet e Gjiknurit, Ahmetajt dhe zyrtarëve të lartë, kanë tentuar 400 herë të hyjnë në e-mailin e Dumanit.
Ka qenë një përplasje që ne nuk e shikonim që sot thotë se janë qen e minj dhe tani përplasja po del në sipërfaqe. Rama nuk ka për ta lëshuar lehtë. Nëse do t’ia dalin do ta shohim te përplasja me Ramën që i kanë kapur njerëzit më të afërt, dhe po shkojnë te Edi Rama dhe po vjen dita e fundit e pandëshkueshmërisë”- tha Shehaj.
KOHA JONË SONDAZH

