Shehi: Brenda opozitës ka elementë që presin të “rrëshqasim” drejt vitit 2021

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, thotë se palëve u mungon vullneti politik, pasi po të kishte vullnet, sipas tij Reforma Zgjedhore mbyllet për dy javë. ”Nëse hyjmë në zgjedhje në 2021, mendoj se ka kohë që të ndryshohet sistemi. Mazhoranca nuk do zgjedhje të reja, por edhe brenda opozitës ka elementë që presin që dalëngadalë të “rrëshqasim” drejt vitit 2021. Mungon vullneti politik, pasi po të kishte vullnet, Reforma Zgjedhore mbyllet për dy javë. Janë gjëra që janë diskutuar më parë. Nëse duhen dy muaj për t’i hapur rrugën marrëveshjeve të tjera politike, kjo është çështje tjetër. Por, për një reformë që nuk prek sistemin, dy muaj janë shumë dhe ia kam bërë të qartë edhe kolegëve opozitarë”,-tha ai në ”A2cnn”.

SHKARKO APP