Shehi ftesë Topallit: Nuk ndajmë të njëjtat ide, por e presim

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Ditë e re”, ka folur për kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Kreu i LZHK-së, tha se para 5-6 vitesh mendonte se Rama ishte njeri i kulturuar dhe se do të bënte për Shqipërinë, por tashmë, sipas tij kryeministri ka bërë krejt të kundërtën.

”Kam menduar, këtu e 5- 6 vite më parë, se ishte njeri i kultuar, do të ishte i qetë me veten e vet dhe shtetin që e rrethon dhe do të prodhonte diçka të mirë për veten e vet dhe më pas për Shqipërinë, por ka bërë tërësisht të kundërtën”.

Për ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli, për të cilën tha se ka disa vlera dhe se i duhet politikës, u shpreh Shehi, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme nga njëri-tjetri. ”Jozefina Topalli, ka disa vlera një lloj idealizimi që mund të jetë dhe pak arkaik por i duhet politikës. Do e ftoja që nesër. Nuk kemi ndarë të njëjtat ide por i duhet”.

SHKARKO APP