Shehi i përgjigjet Ramës: Ka kryefoton e politikës (pa brekë), duhet të përgjigjet për miliardat

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, njëherësh edhe kandidat i PD-së për zgjedhjet e 25 prillit në listën e qarkut Tiranë, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ironizoi sot teksa bëri një krahasim mes kandidatëve të PS me të PD-LSI. Teksa tha se Rama ka kryefoton e politikës (fotot nudo), Shehi nënvizoi se kryeministri kaloi 4 vite me timon, 4 me tepsi dhe tani do të kalojë edhe 4 me faqoren e tij.

”Edi Rama ka kryefoton e politikës shqiptare. Burrë e grua pa brekë. Ai shfrytëzon një pjesë që ai do. S’do merremi me drogën e Ramës, me nudizmin e tij. Nuk merremi me jetën e degjeneruar të Ramës. 

Ai duhet të përgjigjet për miliardat. Çfarë ka bërë në 8 vite veç gallatave dhe barcaletave. Të na përgjigjet për këtë punë. Në daç të na votojnë ne, në daç të mos na votojnë. Kush ka sy të shikojë, kush ka vesh të dëgjojë. Mbaroi kjo punë. Le të flasë për faqoren time. Por duhet të merret me gjëra serioze. Nuk turpërohem unë se kam pirë me shokët e mi. Unë jetoj aty ku më ka lënë shoku Enver. Për tu turpëruar është z. Rama.

Nuk i përgjigjem më. I kërkoj falje që e kam sulmuar për drogën. Nga sot e tutje do i kërkoj llogari vetëm ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve në 8 vite. Kjo tregon që ai ka një frikë të tmerrshme. Kaloi 4 vite me timon, 4 me tepsi dhe tani do të kalojë edhe 4 me faqoren time. Le ta bëjë, më ka bërë goxha reklamë”,-tha Shehi.

SHKARKO APP