Shehi: Partitë e vogla do të marrin 200 mijë vota

Kreu i koalicionit ”Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi teksa i bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të ndryshuar të ardhmen, tha se partitë e vogla marrin 200 mijë vota.

”Qytetarët kanë një mundësi të madhe më datë 11 maj. Deri më datë 10, i pasuri është pasur, i varfri është i varfër, i dituri është i ditur, i padituri është i paditur. Më datë 11, të gjithë shqiptarët janë të barabartë, të gjithë kanë një votë, një votë ka fukarai, një votë ka i pasuri.

Të nesërmen më 12, ata kthehen sërish te pozicioni i vjetër. Milioneri gdhin milioner dhe fukarai më fukara. Kanë një ditë barazie dhe këtë ditë duhet ta shfrytëzojnë. Mendoj se partitë e vogla do të marrin 200 mijë vota më 11 maj. Do të ishte shumë mirë të ishim të gjithë bashkë, u përpoqëm, por nuk e arritëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?