Shehi: Presidenti punëtor i partisë në pushtet, që prej 2008 roli është zhvlerësuar
Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi deklaroi se që nga viti 2008 roli i presidentit është zhvlerësuar dhe tani ai është kthyer thjesht në një punëtor të partisë që është në pushtet. Për të zarfet e PS për emrat, e kanë kthyer procesin në një situatë qesharake.
”Presidenti tani është një punëtor partie dhe është rastësi pastaj nëse ai bëhet më i pavarur nga partia apo më i ndershëm. Këtë herë e zgjedh Rama dhe në fakt atij i takon se ka shumicën.
Zgjedh mirë apo keq, fatkeqësisht atij i takon sepse ka shumicën sepse kanë bërë një kushtetutë shumë të keqe bashkë me Berishën duke e kthyer Shqipërinë në një sistem pothuajse kancelar duke sfumuar rolin e presidentit.
Pala e Ramës vijon me zarfe dhe dy letra dhe është një situatë qesharake. Procedurat nuk janë serioze deri më sot, sepse po të ketë një matricë serioze, por këtu s’ka fare matricë, pra situata po kthehet në qesharake sidomos procedura”,-tha në ”MCN”.