Shehi: Rama “harroi” të fliste për Lelin dhe rikthimin e gomoneve në Vlorë

Kreu i LZHK-së dhe kandidati i PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, Dashamir Shehi ka komentuar Edi Ramën, pasi ky i fundit dje e bullizoi.

”Kryeministri Edi Rama sot në Vlorë “harroi” të fliste të Dritan Lelin, të cilin e ndoqi “mallkimi” i paraardhësit të tij Shpëtim Gjika. Mëkati më i madh i Lelit është se refuzoi urdhrin e kryetarit për të lënë postin e kryebashkiakut dhe për të kandiduar për deputet.

Rama foli për aeroportet dhe portet e Vlorës, por nuk tha asnjë fjalë për vrasjet kriminale që po tronditin këtë qytet. Nuk foli asnjë fjalë për të zhdukurit për shkak të larjes hesapeve për prishjen e pazareve të drogës.

Rama nuk foli asnjë fjalë për rikthimin e trafikimit të qenieve njerëzore me gomone drejt Italisë. Pasagjerët këtë herë nuk janë shqiptarët e varfër, por emigrantët Sirinë, më të cilët prej 5 vitesh jemi në konkurencë për vendin e parë si azilkërkues në Evropë”,-thotë Shehi.

SHKARKO APP