Shehi tregon 3 arsyet pse Berisha ka mbështetje të madhe: Identifikojnë fitoren
Deputeti i PD-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tregon tri nga arsyet kryesore pse Sali Berisha ka këtë mbështetje që po tregohet në takimet me ”Foltoren”.
”Berisha është një njeri që ka karizmin e vet dhe inspiron dhe në 30 vite politike dhe 15 vjet pushtet prodhon miq, tifozë, të gjitha. Shumë nga ata njerëz Berishën e identifikojnë me fitoren. Dy herë që kanë fituar ata në sallë kanë fituar me Berishën, me Bashën nuk kanë fituar fare. Me Berishën identifikojnë fitoren. Një pjesë edhe e atyre që nuk kanë qenë me Berishën shohin një personazh që mund ti bashkojë.
Se e ka treguar njëherë në 2005 se dhe ata që ishin sharë e bërë u puqën me Berishën. Sesa armë ka Berisha për të mbledhur, përveç atyre që janë dashamirës me pasion të Berishës që vlen të theksohet se i meriton ai është e detyrueshme që të jenë atje, plus që gjysma e sallës përtej këtyre janë për motivin që nuk i pëlqen Basha që është i mjaftueshëm për të gërthitur. Besoj se janë goxha arsye të rëndësishme për të mbushur sallën.
Puna është se zgjedhjet nuk i fitojmë duke fituar një sallë, por zgjedhjet fitohen duke fituar krahas mahallës tjetër, ajo është një gjë e mirë se po flitet pas kaq vjetësh por a është kjo e mjaftueshme për të mundur palën tjetër që është Rama? Unë po them që me gjithë këtë entuziazëm ky mund të shërbejë për mundur Bashën, jo Ramën dhe më pas kjo PD që mori 35% mbasi të mbaroj dhe këtë betejë të brendshme nuk i merr më ato”.