Shehu kundër vendimit për dosjen “Lazarati 2”: Shkel të drejtat universale të njeriut!

Deputeti i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Tritan Shehu ka reaguar për vendimin e marrë nga Apeli i Krimeve të Rënda, për dosjen “Lazarati 2”.

Shehu shkruan se vrasja e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha kërkon zbardhje të plotë dhe dënim të fajtoreve. Deputeti demokrat ndër të tjera thekson se nuk mund të dënohen kolektivisht persona që në kohën e vrasjes  kanë qenë të mitur.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në një seancë nën tension, ku nuk mungoi dhuna verbale dhe fizike ndaj gjykatësve, prokurorit dhe gazetarëve, mori vendimin për 11 të pandehurit e dosjes “Lazarati2”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Tritan Shehut

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u njohur me vendimet e sotme per ceshtjen e Lazaratit, si deputet edhe i atij komuniteti dua te theksoj ate qe e kam thene edhe me pare:
Pa asnje dyshim ai krim i ndodhur aty kerkon zbardhjen e plote dhe denimin e fajtoreve.
Por vetem te fajtoreve e jo denime kolektive, qe nuk perputhen me principet universale te te drejtes.
Aq me shume kur behet fjale per te mitur te asaj periudhe.
Pikerisht per keto aresye une si deputet do te vazhdoj te jem prane Lazaratit, atij komuniteti me vlera te medha, jo vetem per te ndihmuar me aq sa do te mundem ne arritjen tek e verteta, por edhe per te tejkaluar keto periudha tejet te veshtira per ate.
Kete e bej se une e forca ime politike beson vetem tek e drejta, sa do e veshtire eshte te preket ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?