Shehu: Rama me helikopter në Gjirokastër, si “Me u gjend Kola në punë”!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka ironizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama sot në këtë qytet. Përmes rrjeteve sociale, Shehu thekson se Rama ishte sot në Gjirokastër si “me u gjend Kola në punë”.

“Rama në Gjirokastër si “Me u gjend Kola në punë”!

Sot Rama me helikopter në Qarkun e Gjrokastrës, në një vizitë, thjesht “qokë”, vetëm për t’u dukur, apo për t’u fshehur diku….në kohëra Covidi…dhe pa gazetarë!

Në fakt, përpara se të nisej për aty ai duhet të shprehej qartë për situatën “Jashtë Kontrollit” të Covid në vend, shkaqet e vërteta të saj, mungesën e masave e të perspektivës… të thotë diçka aty edhe për epideminë në rritje në atë Qark, duke filluar nga Përmeti, për gjendjen e mjerueshme të spitaleve e kujdesit parësor!

Inaguroi para pak të ashtuquajturin “By pass” të Tepelenës, rreth 2,2 km rrugë, por harroi të thotë pse ka koston rreth 10 herë mbi atë normalen…më tej do të shkojë te ndonjë….

Mund të “inspektojë” dhe punimet e ujësjellësit të Gjirokastrës, një projekt i rëndësishëm ky, por i filluar më 2014-n, me financim dhe mbikëqyrje të KFË-së Gjermane dhe Qeverisë së Zvicrës.

Flitet për një vizitë në Universitet, me reputacion të lartë ky, që politikat e tij e kanë denigruar e po e çojnë drejt kolapsit.

Por unë e ftoj atë të shpjegoje sot dhe se çfarë po ndodh prej 7 vitesh me Rrugën Kardhiq – Delvinë, Përmet – 3 Urat, me perspektivën e Aeroportit të Gjirokastrës, rrugët rurale, gjendjen e vajtueshme të bujqësisë, spitaleve e sistemit shëndetësor të Qarkut në degradim të plotë; papunësinë e varfërinë e thellë me ndërprerjen edhe të ndihmës ekonomike në mbi 50%, etj,.

Mbi të gjitha, ai duhet të përgjigjet aty për eksodin masiv të largimeve nga “sytë-këmbët” të banorëve fisnikë, që kushtet e krijuara nga qeverisja i detyrojnë të ndërmarrin, duke e lënë të shkretë atë qytet historik e Qarkun në tërësi.

Mjafton të shikosh fotot e sotme të Gjirokastrës për të konstatuar këtë dhe kuptuar se çfarë po kalon ai Qark me vlera të pazëvendësueshme më shumë se kombëtare, gjëra që ai as i shikon, as i artikulon!”, thekson në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.

SHKARKO APP