Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 06:34 Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive Presidenti i SHBA-së, Trump, i cili është takuar tre herë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë mandatit të tij të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shehu: Rama na mëson të hamë pak, s’janë shkurtuar lekët për PPP-të që tha se do pezullonte

Aktualitet E diel, 29 Mars 2020 20:30
Shehu: Rama na mëson të hamë pak, s’janë shkurtuar lekët për PPP-të që tha se do pezullonte
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-zv/ministri i Financave në kohën e PD-së Sherefedin Shehu në një postim në Facebook thotë se Edi Rama po i mëson qytetarët që të  hanë më pak, ndërsa buxhetin e vet nuk e ka shkurtuar asnjë qindarkë.

Ai shprehet se i vetmi ndryshim që u bë në aktin normativ ishte ulja me 20 miliardë lekë e të ardhurave që duhet të mbledhë qeveria dhe rritja me 10 miliardë lekë e shpenzimeve të saj.

Sipas tij, ndonëse u deklarua për disa koncesione të pezulluara paratë e buxhetuara për to nuk janë shkurtuar.

“Qeveria nuk Shkurtoi Asnjë Qindarkë nga Buxheti i Vet. Z. Rama na mëson që të hamë më pak por buxhetin e vet nuk e ka shkurtuar asnjë qndarkë. I vetmi ndryshim që u bë në aktin normativ ishte ulja me 20 miliardë lekë e të ardhurave që duhet të mbledhë Qeveria dhe rritja me 10 miliardë lekë e shpenzimeve të saj. Dhe për të mbuluar mungesën e të ardhurave dhe shtimin e shpenzimeve nuk u shkurtua asnjë program qeveritar por u rrit borxhi me 30 miliardë lekë.

Pra, Qeveria relaksohet duke hequr nga vetja përgjegjësinë për mosmbledhjen e të ardhuarave prej 20 miliardë lekë. Ndërkohë, Bashkitë duhet të mbledhin të gjitha të ardhurat e buxhetuara në fillim të vitit ose në të kundërt të “vrasin veten”, të mos kryejnë shërbimet e buxhetuara për pastrim, dizinfektim, ujë, kanalizime dhe shërbime të tjera publike dhe jo më të bëjnë shërbime shtesë të domosdoshme për të përballuar efektet e COVID-19. Edhe ato pak para që akti normativ i caktoi për të papunët do ti paguajme ne. Në vend të shkurtimit të programve qeveritare të parëndësishme, Qeveria rriti me borxh buxhetin në shumën 10 miliardë të cilat do të përdoren 6.5 miliardë për qëllime sociale, 2.5 miliardë për shërbime mjekësore dhe 1 miliardë për shtimin e rezervës së Qeverisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Asnjë lek nga investimet publike nuk është ulur apo transferuar në programe që i shërbejnë lehtësimit të situatës. Ndonëse u deklarua për disa koncesione të pezulluara paratë e buxhetuara për to nuk janë shkurtuar. Pra koncesionet dhe tenderat e Qeverisë do të vazhdojnë si në kohë paqe. Madje, Qeveria nuk mori mundimin as për të shkurtuar investimet e luksit, blerje veturash, kolltuqesh, kompjuterash dhe paisje dhe rikonstruksione zyrash që përbëjnë 30 % të investimeve publike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe deklarata për mbështetjen e biznesit është mashtrim. Asnjë program buxhetor nuk është miratuar për këtë qëllim, përveç rritjes me 11.5 miliardë lekë të limitit të garancive të borxhit, e cila i jep dorë Qeverisë që të rrisë garancitë në dobi të palëve të treta përfituese dhe nuk garanton mbështetje direkte buxhetore për biznesin” shkruan Shehu.

Mund t'ju interesojë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen...

Para 28 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Para 57 minutash
Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Para 59 minutash

Etiketat e lidhura

PDsherefedin Shehu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 26 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 27 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 28 minutash

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026
Para 44 minutash

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 10 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 16 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

4 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.