Shehu, Ramës: Tymosja e kanabisit nuk të shëron nga koronavirusi
“Një shaka që të bën për të qarë”. Kështu e cilëson paralajmërimin e Ramës për legalizim të kanabisit për arsye mjekësore ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.
Në një intervistë për Ora News, ai thotë se si mjek me profesion nuk ka dijeni që tymosja e kanabisit të shëron nga koronavirusi, përkundrazi.
“Tragjikomike deri në fund. Dua ti them kryeministrit se nga sa di unë dhe nga sa kam lexuar unë, tymosja e kanabisit nuk të shëron nga koronavirusi, nuk e ndalon koronavirusin përkundrazi e thellon se shkatërron pulmonet. Tymosja e kanabisit nuk është shpëtim nga koronavirusi. Kryeministri duhet të koncentrohet, të mos hedhë të tillë fishekzjarre dhe shashka qoftë dhe për të tërhequr vëmendjen nga gjendja e vështirë që është sot”, tha Shehu.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga java e ardhshme do të fillojë të lirojë lëvizjen dhe të ulë peshën e karantinës.
Por për Tritan Shehu, ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputet i PD-së, kjo është një strategji e gabuar.
Shehu: Është e gabuar, aventureske. Të bësh një veprim pa një test të vazhdueshëm, struktura karantine të centralizuara dhe shtuar kapacitetet mjekuese. Hapja mund të shtojë kontaminimet dhe kompklikacionet. Nuk bëhet kjo punë në mënyrë joprofesionale.Mund të mons ndodhë asgjë, por kjo është “kokë a pil”. Strategjia e re është kjo: Test, test, test.
Si mjek në profesion, Shehu në një intervistë për Ora News, thoitë se qeveria duhet të ndjekë strategjinë e re që ka shpalosur OBSH.
Shehu: Ne lutemi të mos vijë situatë e vështirë por nuk e dimë. Duhet të jemi gati. OBSH ka një javë që ka shpalosur një strategji të re, të dalim nga faza pasive e mbrojtjes nga virusi dhe të kalojmë në fazën aktive kundër virusit. Ky bllokim absolut nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Vendi ka nevojë edhe për ekonomi dhe për prodhim. OBSH thotë: Test, identifikim, izolim, mjekim. Kështu krijon mundësi që gradualisht të fillosh të bësh aktivizimin e jetës ekonomike të vendit.