Shella: Nuk mendoj se do të kemi shpejt vendime nga Kushtetuesja për Teatrin apo zgjedhjet vendore të kaluara

I ftuar në Ora News, drejtori i INFOCIP Gerti Shella u shpreh se SHBA do të jetë aty për të mbështetur shqiptarët lidhur me kthimin e ligjitimitet të interesit publik.

Shella tha se Gjykata Kushtetuese, ndryshe nga sa besohet dhe perceptohet, nuk është pjesë e sistemit gjyqësor.

Shella: Unë kam besim që SHBA që në këto momente janë aty, të munden që këtë hezitim ka sistemi shqiptar, të kemi shpërthimin e legjitimit të interesit publik. Korrupsioni në thelb është përdorimi i funksionin publik për interesa personale. Nëse interesi publik tradhtohet atë kur ka më shumë nevojë, këtu kemi një përthyerje të të gjitha vlerave dhe sot ne jemi të dëshpëruar dhe rrezikojnë shpërbërjen e shoqërisë.

Gjykata Kushtetuese, ndryshe nga sa besohet dhe perceptohet, nuk është pjesë e sistemit gjyqësor. Nëse sistemi gjyqësor ngrihet me premisën e pavarësisë, Gjykata Kushtetuese është më shumë një legjislator, merr vendime politike dhe zhbën ligjet e një organi politik si parlamenti kur mund të jenë nxjerrë në kundërshtim me kushtetutën. Parimi për të nominuar anëtarët në këtë gjykatë është parimi që normon formimin e saj, ku është parlamenti, presidenti dhe Gjykata e Lartë, nga ku vijnë nominimet. Pra ata janë në balancë, pavarësisht se ku vijnë.

Sipas Shellës, nuk mund të arrihet shpejt apo vonë lidhur me çështje si ajo e Teatrit apo me çështje si ajo e zgjedhjeve vendore të kaluara.

Shella: Unë mendoj se nuk mund të arrihet shpejt apo vonë lidhur me çështje si ajo e Teatrit apo me çështje si ajo e zgjedhjeve vendore të kaluara. Prandaj Gjykata Kushtetuese duhet të ishte vënë në funksionim të plotë me 9 anëtarë, duke krijuar atë shumtësi për të rrahur një problem edhe politik. Prandaj nuk jam optimist që kjo do të ndodhë shpejt me Gjykatën Kushtetuese.

SHKARKO APP