Shella: Të hetohet njësia “Shqiponjat”, kanë dhunuar shumë herë, nuk janë në interes të qytetarëve
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Gerti Shella, Drejtor Ekzekutiv INFOCIP u shpreh se ka ardhur kohë që me njësinë e Shqiponjave dhe linjën e komandimit të tyre, duhet nisur një hetim, pasi ka një largim me interesat e njerëzve.
Shella: Organizata e policisë ka vepruar si një grup i mbyllur, siç duket ka dashur që të mbyllë sepse realisht, nuk tingëllon normale ideja që një qese me hurma mund të ngjajë si një armë.
Është tendencë që policët duke qenë në një organizatë, të mbrojnë njëri tjetrin. Mendoj se ka ardhur kohë që me njësinë e Shqiponjave dhe linjën e komandimit të tyre, duhet nisur një hetim, pasi ka një largim me interesat e njerëzve. Po t’i shohësh rrinë në rrugë me 4 veta dhe komunikimi i tyre në raport me raportimin është shpërfillës.
Këta janë persona që janë përfshirë në dhunimin e qytetarëve në shumë raste. Të mos limitohemi dhe të mos e viktimizojmë atë policin që i doli situata nga kontrolli. Pse këta sillen sikur janë xhandarët e publikut?