Shemben 39 objekte, ja sa banesa janë verifikuar nga Durrësi deri në Dibër
Zëvendministrja e Brendshme, Rovena Voda, bën bilancin paraprak të punës së institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit, në ditën e 13 pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.
Zv.ministrja bën me dije se deri më tani janë prishur 27 objekte në Durrës, 10 në Thumanë dhe 2 në Krujë, ndërsa publikon dhe numrin e të gjitha banesave të verifikuara.
Deklarata e plotë:
Në ditën e trembëdhjetë pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit, Zyra e Drejtuesit Qendror të Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, ofron një përditësimin të informacionit dhe bilancit paraprak të punës së institucioneve publike për adresimin e pasojave të tërmetit në zonat e prekura, si në vijim:
PUNA NË TERREN
39 OBJEKTE të prishura gjithsej
Lista e objekteve të prishura ne Durrës – gjithsej: 27 OBJEKTE:
– 1 objekt 2-katësh (Lagjja “Kenetë”)
– 1 objekt 3-katësh (Rr. “Mujo Ulqinaku”)
– 3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kenetë”)
– 1 objekt 4-katësh (Zona e Plazhit, pas Hotel “Koral”)
– 1 objekt 4-katësh (Zona e Plazhit, Rrota e Kuqe)
– 1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”)
– 1 objekt 5-katësh, Hotel “Vila Verde”
– 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës
– 1 objekt 6-katësh, Hotel “Gostivari”, Durrës (me shpërthim të kontrolluar)
– 1 objekt në Durrës
– 1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”)
– 1 objekt 5-katësh, Hotel “Lubjana”
– 1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar)
– 1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katesh), Lagjja “Kënetë”
– 1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar)
– 1 objekt 4-katësh (3 kate + papafingo) në Shkozet
– 1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë”
– 1 objekt 4-katësh (3 kate + papafingo) në Kënetë
– 1 objekt 4-katësh, “Ura e Dajlanit”
– 1 objekt 2-katësh, Spitallë/Durrës
– 1 objekt 2-katësh, Spitallë/Durrës
– 1 objekt 3-katësh, Shkozet
– 1 objekt 2-katësh, Spitallë/Durrës
– 1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë” (rrënoja)
– 1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë” (rrënoja)
Lista e objekteve te prishura ne Thumane – gjithsej: 10 OBJEKTE
– 2 objekte 2-katëshe, Qendër-Thumanë
– 7 objekte 5-katëshe, Qendër-Thumanë
– 1 objekt 2-katësh, Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”
Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë – gjithsej: 2 OBJEKTE
– 1 objekt 2-katësh, Shkolla 9-vjecare
– 1 objekt 3-katësh, në fshat Bubq.
INSPEKTIME/VERIFIKIME BANESASH
BASHKIA DURRËS Durrës Manëz Rrashbull
Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme) 161 11 10
Pallate të dëmtuara lehtë (të banueshme) 99
Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 17 12 7
Pallate të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 9
BASHKIA KRUJË Krujë F-Krujë Bubq Nikël Thumanë Cudhi
Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme) 12 13 10 5 20 15
Pallate të dëmtuara lehtë (të banueshme)
Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 33 2 14 15 30 10
Pallate të dëmtuara rëndë (të pabanueshme)
BASHKIA LEZHË
Objekte të dëmtuara lehtë (të banueshme) 135
Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 31
BASHKIA SHKODËR
Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme) 27
Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 28
BASHKIA DIBËR
Banesa të dëmtuara lehtë (të banueshme) 9
Banesa të dëmtuara rëndë (të pabanueshme) 3
QENDRA DISPEÇER
Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër:
0694114100;
0694114101 dhe
0694114040
është aktualisht: 599 (Tiranë – 262; Durrës – 290; Lezhë – 45; Elbasan – 1; Shkodër – 1).
Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 510 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.
AKOMODIMI
4200 banorëve që janë të akomoduar në hotele, po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet e objekteve për shtëpi dhe apartamente të cilat janë të banueshme. Në këtë mënyrë, banorët nuk vijnë në insitucione për të mësuar mbi rezultatin e akt-konstatimit, por shkojnë vetë ekspertët në hotelet ku janë akomoduar.
Përsa i përket Kampit të Manzës, 81 banorë jetojnë tashmë në njësitë lëvizëse të strehimit në Manzë, ndërkohë që vijon puna për t’iu ofruar kushte më të mira dhe shërbime shëndetësore.
Disa banorë kanë oftuar shtëpitë të tyre, dhe po strehojmë përkohësisht banorët e prekur nga tërmeti që jëtonin në kamp.
Po ashtu, tre familje kanë zgjedhur të shkojnë në shtëpi me qera, për të cilat Shtabi i Emergjencës ka oftuar shërbime dhe transport falas.
SHËNDETËSIA
4,664 vizita të kryera në njësitë akomoduese.
1,213 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).
533 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.