Shembet hyrja e tunelit në rrugën e re Kardhiq-Delvinë
Dalja e tunelit të Skërficës, në anën e Delvinës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë është mbuluar nga dherat dhe gurët për shkak të një shembjeje.
Sipas inxhinierëve të veprës, pritet që verifikimi teknik të kryhet nesër, për të parë nëse kemi të bëjmë me një dëm serioz apo një shembje prej reshjeve të shpatit, të vendosur mbi hyrjen e tunelit.
Tuneli me gjatësi 1613 metër u hap plotësisht pak muaj më parë, ndërsa në të gjithë aksin janë duke u kryer punime finale.
Ky aks që nisi më shumë se një dekadë më parë pritet t’i shërbejë interesave të turizmit në këtë zonë por edhe banorëve të më shumë se 20 fshatrave në luginën e Kardhiqit dhe atë të Rrëzomës në Delvinë.