Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, bllokohet një krah i rrugës pranë urës së Qënckës

KORÇË – Një mur pritës është shembur në kilometrin e 13-të të aksit rrugor Maliq–Lozhan, në afërsi të urës së Qënckës, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe bllokim të pjesshëm të qarkullimit.

Si pasojë e dëmtimit të murit, një masiv dheu ka rrëshqitur mbi një krah të rrugës, duke e bërë të pakalueshëm segmentin në njërën anë. Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet vetëm në një korsi, me qarkullim të alternuar dhe nën monitorim.

Ndërhyrja për pastrimin e inerteve ka nisur që në orët e para të mëngjesit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal në këtë aks të rëndësishëm, i cili lidh Maliq me zonën e Moglicës dhe Gramsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment, deri në përfundimin e plotë të punimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?