Shembet ndërtesa 5 katëshe me 36 kg tritol (VIDEO)

36 kg tritol u përdorën për të shembur karabinanë 5 katëshe në Vlorë me shpërthim të kontrolluar. Drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici deklaroi se tritoli u vendos në 653 vrima të hapura, duke e hedhur për tokë karabinanë e kësaj ndërtese, me qëllim që hapësira t’i kthehet qytetarëve.

“Policia kishte marrë të gjitha masat për shpërthimin e kontrolluar. Kjo është e disata herë që kemi bashkëvepruar me policinë. Objekti ka rënë na krahun që e kishin planifikuar inxhinierët,” tha në një lidhje telefonike për News24 Bici.

Më herët IKMT i dorëzoi pronarit vendimin e shembjes, ndërsa nisën edhe çmontimin e skelave dhe ambienteve të tjera, për t’i hapur rrugë shembjes me shpërthim. Policia bëri rrethimin e zonës.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/775771795881278/

SHKARKO APP