Shembin hyrjen e godinës 18 për të penguar banorët të hyjnë brenda

Është shembur gjatë natës hyrja e godinës 18 në qytetin Studenti, për te mos lejuar banorët të futen brenda për të marrë orendi të ndryshme.  Godina është shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Një banorë thotë se nuk ka mundur të nxjerrë asgjë nga banesa pasi nuk ishte njoftuar nga bashkia për shembjen.

Janë për tu shembur dhe godinat 24- 25, të cilat janë rikonstruktuar nga bashkia në muajin tetor.

SHKARKO APP