Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, deputetja Alolli: Është izoluar gjithë Jug-Lindja, turizmi po humbet
Deputetja e PD-së, Ledina Alolli foli në seancën pleanre për shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas, duke thënë se ka çuar në izolimin e jug-lindjes së vendit. Për të shembja e aksit ndodhi për shkak të korrupsionit dhe shkeljes së standardeve.
”Në këto momente e gjithë juglindja e vendit është e bllokuar. Banorët janë të izoluar. Është izoluar arteria kryesore e jug-lindjes. Kjo ka krijuar probleme shumë të mëdha. Ka bllokuar Korçën nga pjesa tjetër e vendit. Një situatë e paprecedentë, që ka sjellë izolimin e plotë të disa bashkive.
Kjo ka sjellë problematika të mëdha në ekonominë e banorëve të qarkut Korçë. Atyre u është përmbysur normaliteti i jetës. Kjo nuk ndodhi nga natyra. Ekspertët flasin për shkelje të rënda teksnike dhe standarde të cënuara. Bizneset lokale janë përballur me kosto të rritura, ndërsa sektori i turizmit me humbje të mëdha”, tha Alolli.
KOHA JONË SONDAZH

