Shembja e kishës, deputetët e PD-së takojnë banorët e Dhërmiut

Deputetë e Partisë Demokratike kanë takuar sot banorët e fshatit Dhërmi të Vlorës.

Në fokus të udhëtimit të Arben Ristanit dhe Aldo Bumçit drejt Dhërmiut ka qenë bashkëbisedimi me banorët e fshatit në lidhje me kishën e shumëpërfolur.

“Jemi kthyer në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës kur dhunoheshin besimtarët dhe prisheshin kishat”, – ka thënë deputeti demokrat Ristani, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetët e kanë cilësuar gjithashtu ngjarjen e Dhërmiut si ‘strategji të dyshes Kokëdhima-Rama për të larguar vëmendjen nga aktualiteti’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Ristani theksoi se është shembur një vend i shenjtë siç është kisha e Shën Thanasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?