Shembja e kullës së Prek Calit, Basha: Goditje e kryengritjes së Kelmendit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar lidhur me shembjen e kullës së Prek Calit. Ai shkruan se shembja e mureve të kullës është goditje e “kryengritjes së Kelmendit, revoltës sē parë anti komuniste të Europës”.
Statusi i plotë
Fadromat ne kullen e Prek Calit goditen sot simbolin e kryengritjes se Kelmendit, revoltes se pare anti komuniste te Europes. Ato mure ne kullen e Caleve u ndertua fale donacioneve te shqiptareve patriote te Amerikes. Qeveria duhej ta legalizonte restaurimin per ate cka Kulla e Prek Calit perfaqeson per Kelmendin, Malesine dhe gjithe Shqiperine.
Por Edi Rama nuk mund ta duroje nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist si Prek Cali. Se kur kthen pinjollet e Byrose dhe xhelatet e diktatures ne krye te vendit, te tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.
Ky i sotmi eshte nje akt urrejtje por edhe dobesie. Kelmendasit, malesoret dhe mbare shqiptaret patriote do tja japin pergjigjen pjelles se keqe.

