Shembja e rrugës në Librazhd, rritet çmimi i biletës së transportit

Udhëtarët që lëvizin në linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas do të paguajnë 300 lekë më shumë për biletën. Mediat raportojnë se kompanitë e transportit e kanë rritur çmimin për shkak të shembjes së segmentit rrugor në Librazhd.

Prej pesë ditësh, autobusët dhe mikrobusët po qarkullojnë përmes aksit alternativ Gramsh-Maliq, një rrugë ndërqytetase me distancë më të gjatë dhe me kthesa të shumta, çka ka shtuar kohën dhe koston e udhëtimit.

Çmimi i biletës në linjën Korçë-Tiranë, nga 700 lekë që ishte më parë, ka shkuar në 1000 lekë. Rritje ka pësuar edhe linja e Pogradecit, ku bileta nga 600 lekë është bërë 1000 lekë, pra 400 lekë më shumë se më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?