Shembja e rrugëve, Rama tregon situatën në Portugali: Opozita në gjumë, s’ka denoncuar ende në SPAK

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj akuzave për korrupsion për situatën në aksin Librazhd-Prrenjas, duke vënë në pikëpyetje mungesën e kallëzimeve zyrtare dhe reagimeve institucionale.

Rama përmend situatën në Portugali si krahasim, duke theksuar se ndonëse atje sipas tij ka pasur zhvillime të ngjashme, opozita dhe mediat nuk kanë reaguar me të njëjtin intensitet.

Ai ngriti pyetjen se përse opozita në Shqipëri nuk e ka denoncuar çështjen në Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nëse pretendimet për korrupsion janë të bazuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?