Shembja e Teatrit, Goci: Qeveria si Hitleri, i bën ligjet si të dojë për të legjitimuar aktet e veta

I ftuar në Ora News, pedagogu Ervin Goci tha se tashmë qendra historike e Tiranës është reduktuar shumë.

Ai tha se, ngjashëm me Hitlerit, pushteti në vend po mundohet që të krijojë një gjendje mendore që të legjitimojë çdo akt.

Ervin Goci: Tani është reduktuar shumë qendra historike e Tiranës, biles ka ikur edhe zona e Sarajeve, ka ngelur vetëm rripi i Bulevardit. Kanë ikur edhe zona te Liqeni, me një lehtësi dhe arbitraritet. Këto gjëra kanë ndodhur ngjashëm me Gjermaninë e Hitlerit që i bënin si të donin ligjet. Ata kishin krijuar një gjendje mendore që mund të legjitimonin aktet. 

Edhe këta duan të bëjnë të njëjtën gjë. Imagjinoni një kryetar bashkie aq idiot sa ka cuar gjithë trafikun në derën e bashkisë së tij. Këtu kemi një abuzim politik dhe një krim shtetëror. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi një më një. 

Duke folur për Teatrin, Goci u shpreh se mendon se punimet do të fillojnë shumë shpejt, por Aleanca dhe aktivistët nuk do ta lejojnë ndërtimin e Teatrit të ri aty.

Ervin Goci: Për momentin nuk ka punime, por mendoj se do të fillojmë shumë shpejt. Do të ketë një tentativë nga qeveria. Sfida jonë është që të mos e lejojmë që të ndërtohet, se i gjithë procesi është i jashtëligjshëm. 

Është krijuar një ndjeshmëri shumë e lartë edhe mes vetë aktorëve. Nga 17 maji fillon një histori e re e Shqipërisë  që kërkon përgjigje. Edhe raporti i KLSH-së nuk është rastësor, pasi ka pasur indicie, se aty janë përdorur fjalë si shkelje dhe abuzim me ligjin. 

SHKARKO APP