Shembja e Teatrit Kombëtar, Vangjel Dule: U veprua në mënyrë barbare, kemi qeveri ‘one man show’
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një barbari.
Dule theksoi se Shqipëria sot ka një qeveri one man shoë, duke shtuar se Edi Rama ka marrë cdo institucion, edhe ato që janë të pavarura. Ai vlerësoi se ndërkombëtarët janë e vetmja mundësi për të kthyer shpresën.
Vangjel Dule: Qeveria veproi në një mënyrë barbare për Teatrin. Shoqëria ziente nga brenda për Teatrin, në mbrojtje të godinës. Vlera e madhe qëndron tek historia. Teatri Kombëtar ka pasur vlera të jashtëzakonshme historike. Ekzistonin të gjitha mundësitë që godina të restaurohej. Ajo që ndodhi ishte barbari. Teatri ishte i vjetër më shumë sesa shteti.
Fatos Lubonja: Teatri nuk rri vetëm tek ajo godinë. Cështja qëndron tek një sistem kriminal që kemi ngritur. Del gjithë bota ngrihet e këtu kryeministri tallet. Kjo është shumë e rëndë. Nuk pamë një akuzë, kemi një bandë.
Vangjel Dule: Kemi demokraci të rënë. Ne kemi një sistem tiranie. Ne kemi pushtet të vjedhur nga një individ dhe jo parti. Ke kemi one man shou. Nuk ka ministra, ka vetëm lajkatarë. Unë e shikoj si shpresë ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Rama ka kapur gjithcka. Kemi shtet pa Gjykatë Kushtetuese, shtet që funksionon vetëm me rrjete sociale, pa ligje.