Shembja e Teatrit një ëndërr e keqe, Rita Gjekës i mbarojnë fjalët për Ramën: Poshtë diktatura!

“Kjo protestë është për Aleancën për Teatrin”. Aktorët shkodranë të Teatrit “Migjeni” e shprehën në mënyrë simbolike protestën e tyre kundër shembjes së dy godinave të teatrit në kryeqytet.

Aktorja dhe drejtorja e “Migjenit”, Rita Gjeka, e cila ka njohje të hershme me kryeministrin artist thotë se tashmë i kanë mbetur pak fjalë për të.

Gjeka: Për Edi Ramën nuk kam më fjalë, nuk ekziston më asnjë fjali që mund të them për të përveç kësaj.(Tregon pankartën me mesazhin: Poshtë diktatura!)

Swiss Digital Desktop Reklama

Keqardhje ka edhe për kolegët, firmëtarë të peticionit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjeka: Ju e dini forcën që ka media. Krahas listës pro shembjes është dhe një listë me disa zero mbrapa kundër shembjes. Kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë  dhe mos me i publiku emrat tonë se nuk u dukemi mjaftueshëm artista. Përmendet gjithmonë Robert Ndrenika, jam dakort është gjigant, por është më pak gjigante Roza Anagnosti, Guliem Radoja? 

Ndoshta ngaqë janë shkodranë nuk u duken në madhësinë e duhur, i kalojnë përmasat e madhështisë së gjithkujt artistët shkodranë që e kanë themeluar atë teatër, kanë shkelur së pari në atë teatër që nuk është më. Më duket një ëndërr e keqe. Teatri është me zemër në dorë gjithmonë dhe mendoj se jashtë gjithë politikave populli duhet të çohet dhe të thotë poshtë diktatura! Nuk e di çfarë kanë provuar prindërit tonë por di se çfarë kam përjetuar unë dje në mëngjes kur e kam marrë vesh.

E ndërsa sot ka një protestë në kryeqytet, Gjeka thotë sen Shkodra qëllimisht është lënë zonë e kuqe.

Gjeka: Ne jemi zonë e kuqe dhe na kanë lënë zonë të kuqe deri sa të ketë mbledhje në Tiranë.Nuk bëhemi zonë e gjelbër pa u shu të gjitha protestat, nuk na lënë me kalu te ura. Dihet që në të gjitha protestat gjysma janë shkodranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?