Shembja e teatrit, Zekthi: Një maskarllëk dhe shkelje e Kushtetutës
Për gazetarin Fitim Zekthi, shembja e Teatrit Kombëtar është një maskarrallëk dhe shkelje e kushtetutës.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se një qeveri cila ka për detyrë themelore të garantojë liritë dhe të drejtata e njeriut, nuk mund të sulmojë në orën 04:30 të mëngjesit në situatë pandmie Teatrin Kombëtar dhe ta shkatërrojë atë.”
Fitim Zekthi: ”Këtu ka një maskarallëk por edhe një shkelje e kushtetutës. Ndalimi i qarkullimit në kohë pandemie nënkuptin se jemi në situatë emergjence dhe qeveria po merret me emergjencën që është pandemia. Njerëzit pranojnë të kufizojnë disa liri për shkak të emergjencës së pandemisë. Kjo është emergjencë politike e hallit të qeverisë. Emergjenca reale ishte pandemia, dhe qeveria për shkak të pandemisë vuri kufizimet dhe qytetarët pranuan. Ti nuk mund të bësh asnjë vendim politik që nuk ka lidhje me pandenë orën 04:30 të mëngjesit. Një qeveri e cila ka për detyrë themelore të garantojë liritë dhe të drejtata e njeriut, që është e njerëzve dhe për njerëzit, nuk mund të sulmojë në orën 04:30 të mëngjesit në situatë pandmie Teatrin Kombëtar dhe ta shkatërrojë atë.”