Shembulli/Mirdita bashkohet si opozitë, pavarësisht se në Tiranë janë të përçarë si kupolë

Nga Alfred Duka-
Demokratët mirditorë tejkalojnë Krizën Politike dhe hedhin një hap të rëndësishëm drejt fitores të Bashkisë së Mirditës.
Një grup intelektualësh mirditorë, në Shtator ju drejtuan pa dallim anëtarësisë dhe mbështetësve demokratë për të gjetur formën dhe mënyrën për të tejkaluar krizën politike dhe për tu bashkuar për zgjedhjet bashkiake të vitit 2023.
Në frymën e kësaj Thirrje, përfaqësues të krahëve politikë demokratë mirditorë, zhvilluan disa takime për materializimin e saj, me qëllim kthimin e Bashkisë Mirditë pas 12 viteve demokratëve. Këto takime u zhvilluan me debate të ndryshme, duke ndarë secili pikëpamje pro e kundër, por nën një frymë konstruktive bashkëpunimi, për gjetjen e një emëruesi të përbashkët bashkimi real të të gjithë forcave të demokratëve mirditorë, e cila sot u konkretizua me një Vendimmarrje për të krijuar “Shtabin e Bashkimit të Demokratëve Mirditorë” me të gjitha kompetencat që ka dhe gëzon një forcë politike vendore, të cilat janë pasqyruar në Dokumentin e nënshkruar sot me datë 22.10.2022 në Rrëshen Mirditë. Vlen për tu theksuar se ky mekanizëm politik, duke qenë rezultat i vullnetit të përbashkimit të demokratëve mirditorë, përtej krizës politike, relativizon rolin e drejtuesve politikë në qendër, me kushtin e detyrueshëm të Njohjes së tij përgjatë fushatës zgjedhorevendore, deri në përfundim të saj.
Ky Shtab ka të drejtë dhe kompetencë të administrojë gjithë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, deri në Rregjistrimin e fituesit në KQZ, nëpërmjet sistemit të Primareve të Rishikuar për sa i përket aspektit të pjesëmarrës së Simpatizantëve në përzgjedhjen e kandidatëve, si dhe të shpalljes së kandidatit fitues ai që rezulton me mbështetjen më të madhe në votimin e anëtarësisë, duke i gjykuar këto ndryshime si të domosdoshme për kushtet konkrete vendore në Mirditë.
Duke qenë se ky Akt, maksimalizon të gjitha forcat dhe sinergjitë e demokratëve për fitimin e Bashkisë së Mirditës, duhet të shërbejë edhe si apel drejtuesve të lartë demokratë, të gjejnë forca për tejkalimin e krizës politike, në shërbim të demokracisë dhe shqiptarëve, si Kujtesë se “armiku” nuk duhet kërkuar brenda demokratëve, por tek rregjimi që po forcohet dita ditës, drejt instalimit të plotë të tij, edhe për shkak të Krizës sonë.
Sot nuk është një ditë krejt e zakonshme për demokratët mirditorë, por një ditë shprese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?