Shëndeti mendor, psikiatrja: Çdo ditë paraqiten 25 persona

Një numër tejet i lartë i personave që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore janë paraqitur në dyert e mjekëve psikiatër. “Ka një pandemi, të themi, të problemeve të shëndetit mendor, që pas pandemisë dhe tërmetit ishte e pritshme. Në periudhë vere që kur klima është bërë më e nxehtë kemi shtim të numrit të rasteve. Në një ditë pune mund të hasim 20 deri në 25 persona që kërkojnë ndihmë dhe nga këto 10-15 janë vizita të para”, thotë psikiatrja Arjana Rreli.

Asnjë nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor, por sipas psikiatres shumica e pacientëve janë mosha aktive. “Fashat moshore janë përgjithësisht moshat aktive 20-45-50 vjeç. Por në këto temperaturat e larta nuk mungojnë as moshat e treta, që duke qenë se kanë problem kronike të shëndetit, kjo ja evidenton më tepër ankthin, depresionin”, shprehet psikiatrja.

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah edhe lidhjen mes temperaturës dhe rritjes së problemeve të shëndetit mendor. Për pasojë ekspertët thonë se vera bën të rrisë sëmundshmërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?