Shengen, i refuzohet dalja 35 shqiptarëve
Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Kufitare, janë riatdhesuar 51 shtetas shqiptarë, të deportuar në kuadër të punës për parandalimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm.
Policia thotë se i është refuzuar dalja 35 shtetasve shqiptarë, pasi nuk përmbushnin kushtet për të lëvizur në zonën Shengen.
Ndërsa për shtetasin me iniciale S.D, 57-vjeç, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale të “Braktisjes së fëmijës”, pasi në datën 13 janar 2018, ka udhëtuar nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë së bashku me djalin 17-vjeçar dhe është kthyer në Shqipëri një ditë më parë, pa të.
Policia e Shtetit thotë se është e vendosur të respektojë legjislacionin kundër migracionit të parregullt. Ajo u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë, pasi në të kundërt do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.
KOHA JONË SONDAZH

