Shengeni Ballkanik, Shehu: Rama goditi rëndë Kosovën e historinë e saj tragjike

Ish-deputeti i Partisë Demkokratike, Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me Samitin e Shengenit Ballkanik që po mbahet sot në Tiranë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shprehet se Rama krah Vuçiçit goditi rëndë historinë tragjike të Kosovës duke i fajësuar këta të fundit si dhe duke i rekomanduar dhe ‘ilaç shërues’ për marrëdhëniet me Serbinë.

“Rama në krah të Vuçiçit fajëson Kosovën për marrëdhëniet me Serbinë e i rekomandoi asaj “ilaçin shërues”, që siç duket nën kupton gëlltitjen nga ajo të idesë neomillosheviciane të fajësimit të shqiptarëve edhe për Masakrën e Reçakut!”- shkruan ndër të tjera, ish-deputeti i PD.

 

Postimi i plotë i Shehut

 

Rama sot në krah të Vuçiçit fajëson Kosovën për marrëdhëniet me Serbinë e i rekomandoi asaj “ilaçin shërues”, që siç duket nën kupton gëlltitjen nga ajo të idesë neomillosheviciane të fajësimit të shqiptarëve edhe për Masakrën e Reçakut!
Një qëndrim makbethian ky, që ai mbajti sot në atë konferencë shtypi, kur jo vetëm nuk bëri as dhe më të voglin objeksion ndaj Vuçiçit, qoftë edhe për atë shprehjen e para pak ditësh e cinike të tij, por duke marrë pozat e “babait të kombit”, në esencë goditi rëndë Kosovën e historinë e saj tragjike.
Në marrëdheniet me Serbinë nuk është Kosova, që duhet të ndjekë qorrazi Ramën edhe në absurditetet e paradokset e tij, përkundrazi është Shqipëria, Shteti ynë që duhet të ndjekë Kosovën e të kondicionoje marredhëniet tona me Beogradin në shumë elementë, sipas “barometrit” kosovar.

SHKARKO APP