Shengjini plot me kosovarë

 

Nëse Shëngjini është shumë i shtrenjtë për akomodim nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ushqimin, pasi me 30 apo 40 euro mund të hahet një drekë shumë e mirë për një familje me 4 persona. Të paktën kështu thonë pronarët e restoranteve dhe lokaleve afër plazhit të Shëngjinit.

Gjovalion Baca, ka një lokal të vetin në Shëngjin dhe thotë se çmimet janë relativisht të mira, madje ai thekson se shumica e lokaleve këtu gatuajnë ushqime tradicionale të Kosovës, duke qenë se pjesa dërrmuese e turistëve janë nga Kosova.

Ai shton se edhe pse janë afër detit, peshku nuk preferohet shumë në krahasim me mishin dhe gatime të tjera. Sa i përket fluskit të turistëve, këtë vit nuk ka rënë, përkundrazi turistët nga trojet vazhdojnë të vijnë çdo verë në Shëngjin.

"Sivjet fluksi i turistëve është më mirë në përgjithësi, kjo ndoshta nga fakti se infrastruktura është më e mirë në Shëngjin, pasi sivjet është përmirësuar dukshëm dhe ka një ndryshim të madh. Kjo reflektohet edhe me ardhjen e pushuesve dhe për fat të mirë Shëngjini po frekuentohet shumë nga qytetarët kosovarë. Këtu zakonisht përdoren gatime tradicionale të Kosovës, pasi të vetmit pushues këtu janë nga Kosova dhe kuzhina, pjesa dërrmuese është kuzhinë tradicionale e Kosovës, madje edhe kuzhinierët, kamarierët, janë pothuajse të gjithë të ardhur nga Kosova. Çmimet janë relativisht të pranueshme. Për shembull për një familje me katër persona, një drekë shumë e mirë shkon te 30 euro. Çmimet e akomodimit pastaj janë nga 25 deri në 40 apo 50 euro, por brenda këtij çmimi futen edhe disa shërbime të tjera, siç është parkimi, shezlonet në plazh etj. Pra edhe këto futen në pjesën e çmimit," thotë Gjovalin Baca.

Megjithëse disa investime janë bërë nga ana e pushtetit vendor sërish ka ende shumë punë për t’u bërë. Banorët e Shëng jinit, pronarët e lokaleve por edhe pushuesit ankohen për mosgrumbullimin në kohë të mbeturinave, të cilat tani në vapë kundërmojnë erë të keqe dhe bëhen burim sëmundejsh. Gjovalin me të cilin ne biseduam, ngriti edhe një shqetësim tjetër, faktin që nga ana e pushtetit vendor në ikje janë dhënë leje për të ngritur lokale me dërrasa në mes të plazhit për periudhën e verës. Këto lokale jo vetëm që bien ndesh me ligjin por dëmtojnë edhe bizneset e vjetra që janë rreth e qark zonës.

"Problemi me Bashkinë këtu çalon sepse është një periudhë pak e keqe, periudhë tranzicioni po e quajmë. Kjo periudhë përkoi keq në kohën e sezonit, pasi te ne për herë të parë po implementohet një sisitem i ri, bashkim i disa njësive vendore. Për shembull njësia vendore siç ka qenë komuna e Shnëgjinit, tani s hkrihet me Bashkinë e Lezhës, dhe nuk ka më komunë. Por këta persona që janë tani, janë në ikje dhe siç duket… Po është rregulluar shëtitorja, por desha të them punën e komunës që ishte në pushtet. I ka dhënë leje një personi për të ngritur një lokal në mes të rërës, siç mund ta tregoj kamera. Ky është skandal, dikush duhet ta frenoj, por në ikje, ky person siç duket i kanë mbet edhe disa gjëra për të marrë edhe do ti marr edhe ca. Këto gjëra shqetësojnë pushuesit, na shqetësojnë ne si biznese. Pastaj problem është edhe pastrimi, kanë sjellë aty kazanët e mbeturinave, por nuk i pastrojnë nuk i dezinfektojnë, nuk i sistemojnë, është për faqe të zezë. Kundërmon erë shumë të keqe, dhe po na shqetëson kjo gjë, jemi në pikë të hallit”, thotë më tej Gjovalin.

SHKARKO APP