Shenja gjaku deri në pjesën e pasme të shtëpisë, detaje nga atentati i Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë

Kjo është makina që policia gjeti pak kohë pas atentatit mafioz të ndodhur këtë të premte në Fushë-Krujë, ku mbeti i vrarë Gentjan Bejtja. Makina u gjet në fshatin Hasan dhe brenda saj mësohet të jenë gjetur 4 kallashnikovë.

42-vjeçari Bejtja ndodhej brenda një sere në oborrin e shtëpisë së tij në Larushkë, kur u qëllua me breshëri plumbash.

Dyshimet e para janë se Bejtja i ka pikasur autorët dhe ka tentuar të largohet, pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur shenja gjaku deri në pjesën e pasme.

Gentjan Bejtja i kishte shpëtuar 3 atentateve në të shkuarën. Më i rëndi ishte ai i 4 Korrikut të vitit 2023. Atentati iu bë po në banesë dhe nga të shtënat mbeti i vrarë kunati i Bejtjas dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.

Pikërisht për këtë ngjarje Bejtja kërkohej edhe nga policia, që deri më sot nuk kishte mundur të binte në gjurmët e tij.

SHKARKO APP