Shenja rigjallërimi në sprovën e dytë të Covid-19, sytë te sezoni veror

Shqipëria është vendi më i sigurtë në Ballkan për të kaluar pushimet verore, pasi më shumë se 700 mijë qytetarë janë vaksinuar ndaj Covid-19. Për kryetarin e Shoqatës së Tur-Operatorëve, Besnik Vathi, përtej shifrave, situata në terren nuk paraqitet fort optimiste nga ku mungesa e një date konkrete për hapjen tërësore gati pamundëson rezervimet nga turistët e huaj.

Teksa sezoni veror po gjendet në sprovën e dytë radhazi të pandemisë Covid-19, qytetarët nga Kosova e Maqedonia e Veriut pritet të jenë edhe shpëtimi përmes të ashtuquajturit “turizmi patriotik. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat e INSTAT nga ku rezulton se në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë mbi 380 mijë qytetarë nga Kosova dhe 120 mijë nga Maqedonia e Veriut.

Turizmi është ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vend duke kontribuar me rreth10 për qind në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Për operatorët turistik, mbështetja ekonomike përmes masave stimuluese dhe nevoja për lobim nga qeveria te vendet e tjera për të lejuar lëvizjen e lirë të qytetarëve mbeten thelbësore mbetet jetike për shpëtimin e këtij sezoni turistik veror.

SHKARKO APP