Shënohen 3 raste të reja me COVID-19 në Durrës, Vlora pa asnjë të infektuar

Regjistrohen 3 rate të reja pozitive me COVID-19 në Durrës.

Sipas bvurimeve, 2 prej tyre janë kontakte të afrta me një pacient të konfirmuar ditën e djeshme ndërsa një tjetër është regjistruar në Bashki.

Vlora nuk shënon asnjë rast me COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 50 tampone prej të cilave asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tamponet kanë qenë familjarë dhe kontakteve të 6 rasteve të fundit, punonjës të fasonerisë ku dyshohet se ishte e infektuar si dhe persona me simptoma të dyshuar si mbartës.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë spitali i Vlorës por pritet deklarata zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e reja me COVID-19.

Deri më tani, Shqipëria numëron 1385 të infektuar ndërsa numri i viktimave është 35.

Aktualisht, raste aktive janë 349 ndërsa numri i të shëruarve është 1001.

Gjatë ditëve të fundit, numri i të infektuarve ka pësuar një rritje, gjë që ka sjellë dhe njëherë frikën tek qytetarët për një përhapje masive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?